Banorët e fshatit Çarr: Falemnderit kryetarë që na gëzove në prag të festës

0

Me rastin e festës së Kurban Bajramit ndërmarrëja publike Komunalia ka ndërmarrë aksion për rregullimin e rrugëve në Malsi të Bujanocit me qëllim që edhe këtyre banorëve t’i mundësojë rrugë të kalueshme për festën e Kurban Bajramit.

rruga 2

Makinerit e ndërmarrëjes Komunalia me një intenzitet të lartë janë angazhuar gjatë kësaj jave dhe kanë arritur që ti bëjnë të kalueshme rrugët Zarbincë – Muhoc dhe Çarr Muhoc, ku kjo e fundit i ka gëzuar banorët e fshatit Çarr sepse sipas tyre askush deri më tash nuk e kish menduar që edhe ky vendbanim ka nevojë për infrastruktur të rregulluar. rruga 1Banorët e fshatit Çarr thanë se, që nga ardhëja në pushtet e kryetarëve shqiptarë i vetmi është Nagip Arifi i cili mendoi për këtë vendbanim, duke e falënderuar kryetarin për punën që ëhstë duke e bërë vecanarisht në prag të Kurban Bajramit, ata gjithashtu falënderuan kryetarin e këshillit mbikqyrës të NP Komunalisë Avni Ismailin për punën e palodhëshme që është duke bërë që këta banorë ta kenë një jetë më të mirë. rruga 4Nga ana tjetër Ismili theksoi se, edhe në të ardhmën do të angazhohemi me mundësi që kemi që banorët e malësisë së Bujanocit ta kenë një jetë më të mirë dhe NP Komunalia në këtë drejtim nuk do të kursej asgjë. Nuk është vetëm festa e Kurban Bajramit e cila detyron pushtetin lokal të meremetoj rrugët në malsin e Bujanocit, kryetari Arifi me stafin e tij gjatë tërë kohës është duke u munduar ti plotësoj kushtet jetike banorëve të malësisë që edhe ata të ndjehen më afër qytetit të Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com