Banka HSBC, 75 miliardë euro para të drogës dhe të krimit

0

E gjithë shuma e parave të dyshimta që janë ruajtur në selinë e Gjenevës të kësaj banke në viti 2007 ka qenë mbi 75 miliardë euro

Një „rrjedhje“ e të dhënave e ngarkon rëndë selinë zvicerane të bankës së madhe botërore HSBC. Kjo bankë ka “strehuar” para me prejardhje të dyshimtë, duke filluar nga paratë e bishtnuesve të tatimeve e deri te kriminelët e llojeve të ndryshme. Një hulumtim i bërë nga gazetarë të më shumë se 40 vendeve ka konfirmuar këtë.

Të ashtuquajturit tregtarë të “diamanteve të përgjakur”, pastaj tregtarët e drogës, të armëve dhe biznesmenë sauditë që dyshohen për financim të Osama Bin Ladenit, të gjithë këta kanë qenë klientë të bankës ë përmendur. Në këtë listë hyjnë edhe qarqe mbretërore të Lindjes së Afërme, diktatorë përfshirë edhe ish kryetarin e Tunizisë, Ben Ali etj.

Të gjitha këto zbulohen nga të dhënat që informaticieni Herve Falciani i kishte vjedhur nga HSBC në vitin 2007 dhe ia kishte dorëzuar autoriteteve tatimore franceze. Nga këtu ato kanë depërtuar pastaj në medie dhe kështu, një konsorcium gazetarësh nga e gjithë bota, gjatë muajve të fundit ka bërë vlerësimin e të gjitha të dhënave.

E gjithë shuma e parave të dyshimta që janë ruajtur në selinë e Gjenevës të kësaj banke në viti 2007 ka qenë mbi 75 miliardë euro. Mbetet e paqartë se sa nga kjo shumë është ruajtur në Zvicër pa u tatimuar. HSBC është banka e dytë më e madhe në botë. Ajo e ka pranuar gabimin e saj para medieve, por ka sqaruar po ashtu se ndërkohë ka hequr dorë nga të gjithë klientët e saj me probleme tatimore.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com