Balotelli nuk ka qenë në planet e Napolit

0

Balotelli nuk ka qenë në planet e Napolit

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez, ka hedhur poshtë spekulimet se klubi i tij do të përpiqet ta transferojë Mario Balotellin në afatin e janarit.

Sulmuesi i Liverpoolit nuk e ka nisur mirë karrierën në Anfield dhe drejtuesit e Redsave janë të zhgënjyer me paraqitjet e tij, raporton Telegrafi.

Ndërkohë, është spekuluar se futbollisti italian mund të kalojë në një skuadër tjetër dhe Napoli është një nga klubet e përmendura.

“Tifozët e Liverpoolit janë besnikë, nëse ai angazhohet në fushë, atëherë do ta mbështesin”.

“Ardhja e Marios te ne në janar? Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në këtë drejtim, është vetëm një hipotezë që asnjëherë nuk e kam marrë parasysh”, ka thënë trajneri spanjoll për Gazzetta dello Sport.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com