Balerina gjermane vallëzon me hitin e Gentës (Video)

0

123123

Jeamy Blessed, e cila është një valltare e njohur në rrjetet sociale, është shumë e apasionuar pas muzikës moderne shqipe. Dhe këtë dashuri e ka treguar edhe për këngën e Genta Ismajlit, “Squat Baby”.

Bukuroshja me ngjyrë e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke vallëzuar me hitin e këngëtares shqiptare.

18-vjeçarja është me origjinë nga Gana, por është rritur në Gjermani. Ajo është edhe një tifoze e kombëtares së Shqipërisë.

Në një deklaratë të mëhershme, ajo ka treguar se kontaktin e parë me këngëtarët shqiptarë në YouTube e ka pasur krejt rastësisht dhe vendosi që të bëjë koreografi me këngët tona.

Ka më shumë se gjashtë vite që Jeamy merret me kërcime moderne, ndërsa qe një kohë të gjatë është e lidhur me shqiptarët dhe ka shumë ndjekës shqiptarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com