Babë e bir po lundronin me anije kur ajo u përmbys, adoleshenti rrezikon jetën për ta shpëtuar të atin që humbi vetëdijen në ujërat e ftohta (Video)

0

Një adoleshent sypatrembur ka arritur t’ia shpëtojë jetën babait të tij, pasi anija (kajak) me të cilën po lundronin u përmbys në det.

Zjarrfikësi Paul Roëlands dhe djali i tij 13-vjeç, Joe, ishin detyruar të notojnë deri në një shkëmb, por 50-vjeçari Paul filloi të humb vetëdijen nga ujërat e ftohta, transmeton Telegrafi.

Joe, arriti te shkëmbi para babait të tij, por pasi që e pa gjendjen shëndetësore të atit, u kthye për ta marrë duke e bartur në shpinë dhe mezi arrinte të notonte.

Megjithatë, ai arriti ta dërgoj në shkëmb, duke i dhënë frymë artificiale duke e kthyer ia shpëtuar jetën.

Dhe pas dy orëve e gjysmë qëndrim në shkëmb në temperatura të ulëta, ata u shpëtuan nga rojet bregdetare që arritën me helikopter në Anglesey të Ëalesit.

Shpëtimi i tyre është filmuar nga ekipi e rojeve bregdetare të cilët në momentet më kritike i nxorën nga rreziku, ndërsa adoleshenti ka fituar epitetin e heroit, për faktin se reagoi me pjekuri dhe nuk u pushtua nga paniku. /Telegrafi/

The post Babë e bir po lundronin me anije kur ajo u përmbys, adoleshenti rrezikon jetën për ta shpëtuar të atin që humbi vetëdijen në ujërat e ftohta (Video) appeared first on Telegrafi.

Powered by WPeMatico

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »