Babai plagos djalin

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të hëne në qytetin e Korçës, ku babai ka plagosur djalin e tij me armë zjarri, nën efektin e pijeve alkoolike.

alltija
Motivet e ngjarjes së ndodhur në fshatin Pojan janë ende të paqarta, edhe pse dyshohet për motive të dobëta. Shtetasi Romeo Nako, i dehur, ka qëlluar në këmbë të birin e identifikuar me inicialet P.N., vetëm 15 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të qytetit, ku mësohet se i është dhënë ndihma e parë mjekësore, për shkak se gjendja e tij mësohet të jetë e rënduar nga gjakrrjedhja.

Ndërkohë, policia që kishte mbërritur më herët në vendngjarje, ka shoqëruar autorin e këtij krimi në familje dhe ka nisur hetimet për të mësuar rrethanat e kësaj plagosjeje, pasi ka bllokuar edhe armën e zjarrit, me të cilën është kryer krimi./Top Channel/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com