Babai i vë flakën vajzës 3 – vjeçare (Foto)
14:12 | 20 Mars 2017

Një baba, i cili i vuri flakën vajzës së tij të vogël i tha fqinjit se e kishte ndërmarrë këtë akt sepse “ajo ishte tepër e bukur”. Edward Herbert nga Perth, Australi, akuzohet se i hodhi benzinë të bijës 3 – vjeçare, pasi kishte kaluar gjithë ditën duke pirë alkool e kanabis. 43 – vjeçari i vuri më pas flakën të voglës dhe tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe me vajzën  7 – vjeçare. 3 – vjeçarja pësoi djegie në fytyrë e në pjesën e sipërme të trupit, por fatmirësisht arriti të mbijetonte. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit me lazer për shenjat. Prokurorja e çështjes, Amanda Forrester, tha para gjykatës se shenjat e të voglës nuk do të ikin kurrë. Gjykata u njoh me historinë sesi 43 – vjeçari kishte pirë gjatë gjithë ditës dhe kishte kërcënuar bashëshorten duke i thënë se do ta vriste, përpara se të tentonte të digjte fëmijët. Sipas raportimeve, fqinji i çiftit mbërriti fare pak kohë më vonë. Herbert mësohet se i tha atij se ishin fëmijët e tij dhe ai mund të bënte ç’të donte, duke shtuar se e vogla ishte shumë e bukur ndaj dhe e dogji. Gjyqi ndaj 43 – vjeçarit vijon.
Aurela Hoxha