Babai i thotë vajzës dymuajshe “të dua”, ajo ia kthen “njëjtë” (Video)

0

Babai i thotë vajzës dymuajshe “të dua”, ajo ia kthen “njëjtë” (Video)

Vogëlushja Arjana i ka mahnitur prindërit e saj pasi ka mësuar të thotë fjalët “të dua”, ndërkohë që është vetëm dymuajshe.

Babai i foshnjës, Ali Isuf (25), me banim në Londër, ishte duke e çuar vajzën e tij në shtrat dhe bashkë me puthjen e natën e mirës i thotë: “Të dua” (I Love You). Por, mbetet i shtangur kur dëgjon se Arjana e vogël ja kthen duke i përsëritur të njëjtat fjalë.

Ai ja tregoi menjëherë këtë gjë bashkëshortes së tij, Fatima, e cila mendoi se ishte duke u tallur deri në momentin që e dëgjoi me veshët e saj të bijën të “fliste”.

Arjana tashmë provon ta thotë fjalën e parë që ka mësuar, sa herë që e dëgjon nga prindërit. /Gazeta Shqip/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com