Azemoviq: Komuna e Bujanocit ka përfituar edhe një projekt tjetër me vlerë prej 15 mijë euro

0

Komuna e Bujanocit ka fituar projektin nga PROGRESI Evropian për hartimin e planeve rregullativ detal. Komuna e Bujanocit projektin e till e ka dorzuar, dhe Këshilli drejtues i PROGRESIT Evropian , me anë të votimit elektronik të mbajtur në periudhën prej 01 deri në 10 korrik 2015 ka vendosur që propozim projekti të financohet.

vlcsnap-2015-07-24-12h36m33s890

Fazile Azemoviq udhëheqëse në zyrën për zhvillim ekonimik lokal në Bujanoc, njofton se gjatë ditës së djeshme komës së Bujanocit iu është dorzuar njftimi se ka fituar finacimin e projektit për hartimin e planeve të rregullimit detal. Azemoviq potencon se komuna e Bujanocit ka përfituar 15 mjë euro nga ky projekt. “Proprami PROGRESI Evropian, është program ku janë të përfshira 34 administrata lokale në tërë Sërbin. Komuna e Bujanocit është njëra prej tyre dhe për ne është e rëndësishme që kemi një donator të till në teren, dhe ne nuk e lëshojmë asnjë aplikim për projekte. Për çdo projekt komuna e Bujanocit jep pjesmarrje prej 10% nga vlera e përgjithshme e projektit. Për hartimin e planeve të rregullimit detal, duke marrë parasysh se kemi aplikuar për dy plane këtu kemi pjesmarrje 49% në krahasim me progresin që jep 51%. Komuna e Bujanocit me këtë ka përfituar 15 mijë euro, ndërsa 30 mijë euro do të jetë vlera e përgjithshme e planeve” ka deklaruar Azemoviq. Udhëheqësja e zyres për zhvillim ekonomik lokal gjithashtu njofton se, përveç projektit në fjal, zyra për zhvillim ekonomik lokal ka përfituar tre projekte për infrastruktur sociale. “Përveç këtij projekti, zyra për zhvillim ekonomik lokal ka fituar edhe tre projekte që kanë të bëjnë me infrastruktur social. Projketet janë nënshkruar dhe implementimi është në rrjedhë e sipër, dhe bëhët fjalë për hartimin e dokumentacionit për shtëpit e kulturës në bashkësit lokale të Muhovcit, Breznicës dhe Konçulit. Kemi fituar edhe projektin “Avancimi i bazës së të dhënave për obliguesit tatimor loca”. Projekti është duke u implementuar dhe është duke u bërë prokurimi publik për sigurimin e pajisjeve për shërbimin tatimor lokal” thotë Azemoviq. Programi finacohet nga Unioni Evropian, qeveria e Zvicrrës dhe qeveria e Sërbis, ndërsa implementon UNOPS në bashkëpunim me 34 administrata lokle juglindore dhe jug perendimore të Sërbis./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com