Azemi 1 vjeçarë nga Osllara kërkonë ndihmën tuaj, ndihmojeni që të shpëtojë

0

Azam Ibrahimi, djaloshi 1 vjeçar nga fshati Osllar i komunës së Bujanocit, kohëve të fundit vuan nga sëmundja e mushkërive dhe ka nevojë për trajtim mjekësor i cili është i papërballueshëm për kushtet financiare me të cilat përballet familja e tij.

femij ndihma

Ai pas një javë trajtimi në spitalin e Vrajës, të hënën në mënyrë urgjente me anë të ndihmës së shpejt është dërguar në spitalin e Nishit, për trajtim, në të kundërtën jeta e tij është në rrezik, kështu që familaj Ibrahimi është në hall të madh. Babi i tij Irfan Ibrahimi kërkon ndihmë urgjente për trajtim në këtë spital. Ibrahimi i cili është në kushte të vështira finansiare kërkon ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojn, sepse kushtet e vështira ekonomike janë të pa përballueshme për ti ndihmuar të birit. Edhe pse nuk e ka të lehët babi i Azemit 1 vjeç, detyrohet që nëpërmjet BujanociNet dhe RTB-së ti drejtohet qytetarëve që ta mbështesin financiarisht për t’ia shpëtuar jetën djalit të tij të cilin Zoti ia ka faluar pas 15 viteve martesë dhe pas 3 vajzave. Ibrahimi njofton se familja e tij nuk posedojnë dokumente indetifikimi në Serbi, sepse Azami ka lindur në Kosovë, dhe për shkak të mungesës së dokumenteve ai është i obligueshëm që gjitha shpenzimet ti kryej vetë. Irfrani, babi i Azamit një vjeçar thotë se i nevojiten afërsisht 5 mijë euro dhe lutë të gjithë ata që kanë mundësi ti ndihmojnë, sepse djali i tij është në rrezik./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com