Avokatët në Sërbi në grevë, përfshirë edhe avokatët në Luginë

0

Të gjith avokatët e Sërbis kanë hyrë në grevë, deri sa nuk plotësohen kërkesat e tyre, për uljen e taksave paushalle dhe deri në ndryshimin eligjeve për të parandaluar më tej “diskriminimin e avokatëve në lidhje me noterët publik“.

f1_avokatet-mashtrues1330333445

Vendimi për grevë të avokatëve nga Beogradi dhe avokatëve të tjerë nga gjithë Sërbia, është marrë të shtunën me 13 shtatorë nga Kuvendi i odës së avokatëve të Sërbis. Edhe avokatët që funksionojn në komunën e Bujanocit iu kanë bashkangjitur grevës, të cilët thonë se duhet të plotësohen kërkesat e tyre. Nga Shoqata e avokatëve të Serbisë është thënë se, ata kërkojnë që baza tatimore të jetë më e ulët për 10%, në krahasim me ato të vëzhguara në vitin 2013. Kjo do të thotë se avokatët nuk do tëmarrin pjesë në gjykim, në hetime, dëgjim, e as për të kryer detyra të tjera ligjore, përveç atyre që lidhen me afatet, si dhe shkrimankesën, apo mjeteve të jashtëzakonshme juridike. Me vendim të Ministrisë së Finansave, siç u theksua më lart nga Oda e juristëve, taksa paushalle këtë vit u rrit prej 100 deri 300%. Oda ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të drejtësis, Nikolla Selakoviç, për shkak se siç kanë konstatuar nuk i ka përmbushur reformat në drejtësi, ligjeve jo kushtetuse, dhe faktit se nuk e ka përmbushur premtimin e dhenë avokaturës, se nuk do të jenë të diskriminuar në krahasim me notarët publik. Kështu që nga ministria e drejtësis kërkojnë që urgjentisht të paraqes ndryshimin e ligjit për notarët publik, në qarkullimin e patundshmëris dhe procedurën jashtë kontestimore dhe vërtetojnë transkriptet, ashtu që të mundësohet që noterët publik vetëm i vërtetojnë të gjitha dokumentet të cilat i përgadit avokati. Kjo është hera e dytë për këtë vitë që avokatët e Sërbis hyjn në grevë./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com