Avioni gjerman rrëzohet në Francë, 148 viktima (Video)

0
Avioni gjerman rrëzohet në Francë, 148 viktima (Video)

Një avion i kompanisë gjermane Germanwings që operon si kontaktuese e kompanisë Lufthansa, është rrëzuar të martën në alpet franceze derisa po udhëtonte nga Barcelona për në Duesseldorf.

Tragjedia e parë për Germanwings
Kjo është tragjedia e parë e kësaj madhësie që përfshin një aeroplan të kompanisë Germanwings. Në vitin 1993, një fluturim i Lufthansa nga Frankfurti për në Varshavë, avioni doli nga pista dhe u rrëzua. Nga tragjedia humbën jetën dy persona, një pilot dhe një pasagjer.

(I plotësuar) – Avioni “Airbus A320”, i kompanisë “GermanWings”, është rrëzuar në Alpet në jug të Francës, teksa transportonte 142 pasagjerë, ndërsa kishte në bord 2 pilotë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Presidenti francez, Françoise Hollande, nëpërmjet një fjalimi në televizionin shtetëror, ka njoftuar se nuk ka asnjë të mbijetuar nga ky aksident tragjik dhe se mes viktimave ka shumë shtetas gjermanë.

Ka zëra se avioni i ‘GermanWings’, i rrëzuar në jug të Francës, po udhëtonte shumë ulët. Sipas ‘France Info’, avioni është përplasur në kuotën e 1800 metrave, ndërkohë që lartësia e malit ku është rrëzuar arrin në 3 mijë metra.Vendi i aksidentit është i vështirë për t’u mbërritur, pasi është një zonë me terren të ashpër. Sipas ministrisë së Brendshme franceze, operacioni i ndërhyrjes së shpejtë do të zhvillohet në kushte tepër të rrezikshme.

‘Le Figaro’ njofton se avioni u zhduk nga radarët rreth orës 11:20, ndërsa deri në atë moment lokalizohej në zonën e Barcelonnette.

Dy helikopterë të xhandarmërisë franceze kanë konfirmuar se kanë gjetur avionin në zonën e Prads-Haute-Ble’one, zonë mes Digne-les-Bains dhe Barcelonnette, bën të ditur radio Europa 1.

Presidenti francez Francois Hollande, tha se nuk besohet të ketë mbijetuar ndonjëri nga 142 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në avion.

Presidenti Hollande tha se zona ku ka ndodhur rrëzimi është e thellë dhe ende nuk dihet nëse ka pësuar edhe ndokush në terren. Ai beson që një pjesë e viktimave janë gjerman.

“Kjo është një tragjedi në tokën tonë”, tha presidenti Holande duke shtuar se do të flasë edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Shefi ezkekutiv i Lufthansas, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.

“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansan. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar” shkroi ai.

Edhe kompania Airbus, tha se ende nuk dihet asgjë për shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e avionit që thuhet të ketë qenë 24 vjet i vjetër.

Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se autoritetet nuk e dijnë ende çfarë mund të ketë nxitur rrënien e avionit, dhe se marrë parasyshë rrethanat e rrënies, edhe ai dyshon se mund të ketë ndonjë të mbijetuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com