Autostrada Nish- Prishtinë – Durrës do kushtojë deri në 650 milionë euro

0

Ndërtimi i autostradës Nish – Prishtinë – Durrës do të jetë një nga projektet më të rëndësishme në konferencën e Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor më 27 gusht.

autostrada

Autostrada do të lidh korridoret 8 dhe 10 si dhe të gjithë rajonin, kumtoi Ministra e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë.

Sekretari i Ministrisë sw Transportit Dejan Trifunoviq, tha se Serbia është gati për takimin e ardhshëm të Vjenës, i cili do të mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe se implementimi i projektit të autostradës mund të fillojë në vitin 2017.

“Për Serbinë, rol kryesor ka zhvillimi i infrastrukturës dhe kryeministri, në takimin e fundit në Berlin, në gusht të vitit 2014, në një mënyrë pozitive ka imponuar temën në lidhje me zhvillimin e infrastrukturës dhe që atëherë është arritur shumë në këtë drejtim. Të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor arritën një konsensus mbi të ardhmen e rrjeteve bazike dhe gjithëpërfshirëse të korridoreve transportuese. Tani, presin vazhdimin e mëtejshëm të aktiviteteve në Vjenë”, tha Trifunoviq për Tanjug, transmeton Telegrafi.
[11901617_926084177448968_1217259814_o]
Ai theksoi se projekti përfshin përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe ai definon qartë se çka do të ndodh në katër vitet e ardhshme.

“Një nga projektet që do të jenë në fokus është autostrada Nish-Prishtinë – Durrës. Për këtë projekt janë tri palë të interesuara, Serbia, Shqipëria dhe BE-ja. Gjatësia e përgjithshme e autostradës është 384 km, nga Nishi në Merdare ka 77 kilometra dhe kjo e fundit deri në Prishtinë ka 22 kilometra”, tha Trifunoviq.

Serbia ka përgatitur dizajnin e përgjithshëm dhe ka kryer studimin e para fizibilitetit për projektin, ndërsa projekti i ndërtimit të kësaj autostrade do të prezantohet në Vjenë më 27 gusht.

Sipas tij, autostrada do të lejojë “ekonominë serbe të zhvillohet përmes porteve shqiptare të Durrësit dhe Vlorës, dhe ka një domethënie më të gjerë në aspektin e bashkëpunimit rajonal”.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ditë më parë kishte thënë se Serbia është e gatshme të paguajë 350 milionë euro për ndërtimin e pjesës së vetë të autostradës, e cila do të kushtojë në total prej 600-650 milionë euro, ndërsa BE-ja do të na ndihmojë me rreth 300 milionë euro. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com