Autostrada Konçul-Gjilan-Prishtin do të filloj në mars të këtij viti
13:36 | 09 Shkurt 2018

Zëvendësministri i Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Rexhep Kadriu ka bërë të ditur se në muajin mars do të fillojë ndërtimi i autostradës për Gjilan, e cila do të jet një lehtësim edhe për Luginën duke i ofruar më afër Gjilanit dhe Prishtinës. “Jemi në fazën për fillimin e ndërtimit të autostradës për Gjilan deri tek Dheu i bardh. Për këtë autostradë janë siguruar 126 milionë euro”, tha Kadriu për televizionin publik. Sipas tij, pjesa e autostradës “Arbër Xhaferi” deri në Kaçanik do të lëshohet në muajin qershor të këtij viti. “Në këtë autostradë po ndërtohet ura më e madhe në rajon, 6.7 km është ura e Kaçanikut dhe e gjitha është në ajër dhe kalon mbi lumin Lepenc, nga Kaçanikut deri në Han të Elezit. Kjo urë do të jetë edhe atraksion turistik”, shtoi Kadriu.
Aurela Hoxha