Autobusi me nxënës përplaset me makinën, një i vdekur

0

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve është regjistruar sot në Gramsh .

autobusiNgjarja, siç transmeton oranews, ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Çekrez, teksa një autobus me të cilin udhëtonin mësues, nxënës dhe persona te tjerë është përplasur me një automjet. Si pasojë e aksidentit raportohet se ka mbetur një viktimë, identiteti i se cilit nuk dihet ende, ndërsa disa pasagjerë janë plagosur. Këta të fundit janë transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Mësohet se autobusi po udhëtonte nga komuna Skënderbegas drejt Sultit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com