Austriakët, hungarezët dhe gjermanët nga java e ardhshme në kufirin e Preshevës

0

Drejtori i policisë së sërbisë dhe ai i hungarisë Millorad Veloviq dhe Karoll Pap kanë arritur një marrëveshje sot në Segedin, ku nga java e ardhshme patrullat e përbashkëta policore, serbe, hungareze dhe austriake, do të patrullojnë përgjatë vijës kufitare mes Sërbisë dhe Maqedonisë.

220615-pap-2v

“Në kufirin mes Sërbisë dhe Maqedonisë që nga e hëna bashkarisht me policinë e sërbisë do të jenë edhe 20 polic nga hungaria, austria dhe gjermania me 4 automjete me kamera më të avansuara termale” ka deklaruar Veloviq pas takimit me kolegun hungarez. Sipas fjalëve të tij në kufirin me Maqedonin dhe Bullgarinë qdo ditë rreth 1000 persona tentojnë të hyjnë në teritorin e Sërbisë, dhe kështu nëpërmjet hungarisë në BE. “Ky është nje problem serioz dhe për këtë që nga dita e hënë me kolegët tanë nga austria dhe hungaria, por sipas gjitha gjasave edhe polic Gjerman do të veprojmë në këtë zonë”, ka thënë Veloviq. Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për formimin e ekipeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar, ku përveq policis, hungareze, austriake dhe gjermane do të jenë edhe policët serb, bënë të ditur Ministria e punëve të brendshme e Sërbisë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com