Austri: Spektakli i shqiptarëve, dhe rrahja e serbëve nga policia (Video)

0

Skuadra shqiptare që mban emrin SV Albania dhe garon në ligat inferiore në Austri, ka mundur skuadrën serbe, në ndeshjen e shumë pritur me rezultat 2:1.

police

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej në nëntorin e vitit të kaluar, por ishte shtyrë pas incidenteve që ndodhen në Beograd, gjatë ndeshjes së vlefshme për Euro 2016, mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku tifozët vendas sulmuan lojtarët e kombëtares kuqezi, transmeton Indeksonline.

Por edhe ndeshje në Austri, nuk kaloi në mënyrën më të mirë. Duke ditur tensionet e kësaj ndeshje , qindra pjesëtarë të forcave policore, ishin në stadium gjatë ndeshjes, të cilëve edh iu deshtë të intervenojnë.

Ishin tifozët serbë që filluan të hidhnin mjete shpërthyese në fushë, ndërsa për t’i larguar nga stadiumi, policia përdori shkopinj gome dhe sprej të kuq.

Në videon që është publikuar, mund të shihni emocionet që kanë dhuruar tifozët shqiptarë, që me vete kishin simbole të ndryshme kombëtare, ndërsa në anën tjetër, kundërshtarët e tyre, e sollën situatën deri aty, sa të intervenojë policia./Indeksonline/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com