Atletico nuk po lëshon

0

Atletico nuk po lëshon (Video)

Atletico Madridi nuk e ka në plan që të heqë dorë nga gara për mbrojtjen e titullit të La Ligas.

Me rezultat 3-1, kampioni e mposhti Rayo Vallecanon në Vicente Calderon.

Antoine Griezmann shënoi dy herë në pjesën e parë (12’dhe 22’), para se Roberto Trashorras t’i jepte shpresa të rrejshme ekipit mysafir (35’).

Për të larguar çdo dilemë për fituesin, Manucho realizoi autogol pas një harkimi të Griezmann (56’).

Me këtë fitore, pas javës së njëzet, Atletico Madridi ka arkëtuar 44 pikë, nga 14 fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Barcelona ka tri pikë më shumë, ndërsa lideri Real Madrid numëron katër pikë më shumë se rivali lokal dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com