Atentat ndaj ministrit Hoxhajn në Beograd, e lëshoi ashensori, Daçiqi tha se “nuk ishte atentat”!

0

Hoxhajn e lëshoi ashensori në Beograd, Daçiqi tha se “nuk ishte atentat”!

Gjatë konferencës së ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd, ku për herë të parë mori pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shënuar një incident, mirëpo pa pasoja.

Burime të Indeksonline kanë konfirmuar se në hotelin ku mbahej Konferenca, është këputur spiralja e ashensorit në momentin që Hoxhaj shkonte te takohej me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

“Pak sekonda pasi është nisur ashensori, është shkëputur spiralja dhe ashensori ka rënë poshtë. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar”, kanë thënë këto burime.

Incidentin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe këshilltari i Hoxhajt, Bashmir Xhemaj.

“Kemi hyrë në ashensor më shumë persona se që lejohen dhe ka ngecur për disa minuta. S’behët fjalë për asgjë tjetër”, ka thënë Xhemaj.

Me këtë incident është bërë shaka edhe në takimin Hoxhaj-Daçiq.

“Daçiqi ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur, duke bërë shkak se ‘nuk ka qenë tentim-antenat’ ndaj homologut të tij kosovar”, kanë shtuar tutje burimet. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com