‘Atentat’ ndaj Hashim Thaçit?

0

Shërbimet inteligjente të Malit të Zi si dhe Forcat e Sigurisë janë vënë në gjendje te gatishmërisë së lartë me rastin e vizitës së zëvendës kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak të informatave që Thaçi mund të jetë objekt i një atentati nga qarqet nacionaliste serbe, konfirmojnë burime të Indeksonline.

atentat-ndaj-hashim-tha-ccedil-it_hdKjo po ashtu ka ndikuar edhe në ndryshimin të agjendës dhe shtim të personelit të sigurisë gjatë vizitës.

Kujtojmë që shoqatat serbe si dhe ato pro ruse kundër NATO-s, ndihmuar nga Kisha Ortodokse serbe tashmë kanë paralajmëruar protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm të Kosovës, Thaçi.

Por, e tërë situata është bërë shumë më serioze me informacionin që e kanë siguruar shërbimet e sigurisë së Malit të Zi se delegacioni kosovar mund të jetë objekt i një sulmi.

Edhe një ligjëratë mbi NATO-n e zëvendëskryeministrit të Kosovës që pritej të mbahej në Podgoricë është anuluar për shkak të rrezikut të lartë, mëson Indeksonline.

Përndryshe vizita e Hashim Thacit në Malin e Zi ka marrë karakter presidencial pasi ai do të vendoset në një nga rezidencat që dikur shfrytëzoheshin nga ish lideri jugosllav, Josip Broz Tito dhe ku tani rregullisht vendosen krerët e shteteve që e vizitojnë Malin e Zi.

Në agjendë ka takime me presidenti Vujanoviqm kryeministrin Gjukanoviq, zëvendëskryeministrin Lukshiq dhe kryeparlamentarin e Malit të Zi, Krivokapiq.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com