Atentat mafioz në Sarandë, kosovari plumb në zemër 42 vjeçarit

0

Një person ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar për vdekje me armë zjarri në qytetin e Sarandës.

auto_a75-650x3581436512032

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së premte, në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës. Viktimë e atentatit ka mbetur shtetasi Edmond Mehmeti, 42 vjeç, nga Saranda. Burime nga vendngjarja të “SarandaNews”, raporojnë se viktima është qëlluar me plumb në zemër rreth orës 02:00 pas mesnate dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se 42-vjeçari, i cili ishte pronar i një auto-larje në qytetin bregdetar është qëlluar me armë zjarri jashtë automjetit të tij, tip “Peugeot”. Vrasja dyshohet se është bërë për larje hesapesh, pas një konflikti të nisur një ditë më parë.

Burime nga policia bëjnë me dije se Mehmeti mund të jetë vrarë nga shtetas nga Kosova. Mësohet se viktima ishte grindur me kosovarët një natë para vrasjes dhe është qëlluar jashtë automjetit të tij. Policia ka konfirmuar se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e goditjes me plumb në zemër.

Policia po inspektojnë zonën, ndërsa janë ngritur postblloqe në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, raporton “Saranda News”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com