Astronauti thotë se gjatë ecjes nëpër hapësirë mund ta ndjesh Zotin
15:02 | 07 Korrik 2016

US

“Nuk ka asgjë si ecja në hapësirë. Është një eksperiencë unike. Je brenda një kostumi hapësinor shumë të rëndë dhe të ngurtë, që në thelb është anije e hapësirës.

Ka sistemet e veta të oksigjenit dhe dioksidi të karbonitt, sistem ftohjeje, komunikimi dhe motorë. Me hapësirën të ndan xhami plastik 1 milimetër i trashë. Pothuajse ndjehesh sikur mund të shikosh dhe dëgjosh Zotin atje. Është një eksperiencë mbresëlënëse.” Koloneli Terry Virts ka një prej profesioneve më të kërkuara në botë. Ai është astronaut i NASA-s. Ai ka fluturuar në anijen e hapësirës, ka bërë ecje në hapësirë dhe ka qenë komandant i i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës në vitin 2015. Gazetarët e Zërit të Amerikës, Peggy Chang dhe Shan Xu, biseduan me astronautin Virts në Qendrën Johnson të Hapësirës në Hjuston: Colonel Terry Virts e dinte gjithmonë se donte të bëhej pilot, ose astronaut. Që në fëmijëri ai mbante në portofol fotografi të galaktikës dhe avionësh. Kurrë s’e kishte menduar se do bëhej astronaut, por i bëri të gjitha përpjekjet që të kualifikohej. U diplomua për matematikë, u pranua në Forcat Ajrore dhe u bë pilot. Në vitin 2000 u pranua në programin e Kandidatëve për Astronautë. “U lumturova. Kjo ishte ëndrra e fëmijërisë dhe e u bë realitet. Trajnimi fillestar ishte kënaqësi. Çdo ditë kishte gjëra të ndryshme. Si pilot, m’u desh të mësoja të drejtoja anijen e hapësirës për nisje dhe ulje, për takime dhe të gjitha detyrat e pilotimit.” Ai u trajnua për mjekësi, shkencë dhe gjuhë ruse. Mësoi se si të riparojë dhe të kujdeset për Stancionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Përfundimisht ai mësoi të ecte në hapësirë… Për herë të parë ai shkoi në hapësirë në vitin 2010, si pilot i anijes Endeavor. “Fluturimi i parë në hapësirë është i mahnitshëm dhe kryesisht ecja jashtë anijes së hapësirës është eksperiencë e mrekullueshme. Është një raketë gjigante. Kurrë nuk jamë ndjerë më krenar që jam amerikan, sepse amerikanët e ndërtuan atë. Ishte mjeti fluturues më i mahnitshëm i ndërtuar ndonjëherë. … Dhe unë isha piloti, një mrekulli.” Katër vjet më vonë, Virts u kthye në hapësirë në rolin inxhinierit të fluturimit për stacionin ndërkombëtar, dhe më pas mori komandën e anijes. Misioni zgjati 200 ditë, ndërsa ai zhvilloi tre ecje në hapësirë. Virts thotë se kur është në hapësirë i pëlqen të bëjë fotografi. Ai postoi në Twitter qindra foto të planetit tonë. “Është vërtet bukur. Ndjehesh sikur shikon parajsën dhe tokën. Është një eksperiencë shumë emocionuese, të që ndryshon këndvështrimin për botën.” Terry Virts thotë se misioni më i preferuar i çdo astronauti është ai i ardhshmi. Ai po pret që të rikthehet përsëri në hapësirë./VOA
Aurela Hoxha