Asteroidi gjigant mund të godasë Tokën ndërmjet 22 dhe 28 shtatorit

0

Një asteroid gjigant supozohet se do ta godasë Tokën ndërmjet datës 22 dhe 28 shtator të këtij viti, që sipas teoreticientëve të komplotit kjo do të ishte shkatërrimi i planetit Tokë.

1_325291982

Parashikimet e reja mbi ditën e gjykimit, që po përhapen nga teoreticientet e komplotit, flasin se goditja e asteroidit në Tokë do të ndodhë në shtator të këtij viti. Pas kësaj goditje, do të pasojë periudhë 7 vjeçare e vuajtjeve-shkruan “ Techtimes.com”.
Mirëpo, që e gjithë kjo të mbetet në suaza të teorisë, ngjashëm edhe me parashikimet e gjertanishme të ditës së gjykimit, e konfirmojnë shkencëtarët e NASA, të cilët hedhin poshtë pohimet mbi lëvizjen e asteroidit në drejtim të Tokës.
Zëdhënësi i NASA ka thënë se nuk është e njohur për ekzistimin e një asteroidi ose komete që lëviz në drejtim të Tokës që do të thotë se është shumë pak e besueshme që mund të ndodhë ndonjë goditje e tillë.
Nga NASA po ashtu theksojnë se gjatë 1.000 vjetëve, për aq sa është e ditur dhe e njohur,  të kaluara asnjë njeri nuk ka vdekur nga goditja e meteoritëve në Tokë.
Atëherë shtrohet pyetja se prej nga këto pohime dhe publikime. Siç duket tërë këtë histori e ka iniciuar i vetëshpalluri dhe i vetëquajturi profet Efrain Rodriguez, i cili pohon se ditën e ardhshme të gjykimit e ka kuptuar përmes porosisë së Zotit, në të cilën porosi thuhet se asteroidi do të bie në oqean në afërsi të Portorikos. Kjo goditje do të ketë si pasojë tërmet dhe tsunami që do ta shkatërrojë bregun lindor të SHBA-ve dhe Meksikos, si dhe Amerikën Jugore dhe Qendrore.
NASA të gjitha këto pohime i hedh poshtë dhe pohon se asnjë objekt nuk do ta godasë Tokën gjatë disa qindra vjetëve të ardhshme!

”Është tepër vonë për dinozaurët, por sot astronomët bëjnë hulumtime si kurrë më parë në kërkimin dhe identifikimin e të gjithë objekteve të mëdha që paraqesin rrezik për Tokën”- kanë njoftuar nga NASA.
Objektet e mëdha që i afrohen atmosferës së Tokës, zakonisht digjen para se të prekin sipërfaqen e Tokës. Të vetëdijshëm dhe koshient për rrezikun që i kanoset Tokës që paraqesin objektet që mund ta godasin, NASA zhvillon strategji që mund ti identifikojë asteroidet dhe objektet tjera jashtëtokësore që mund ta godasin Tokën dhe gjen mënyra për mbrojtje të planetit Tokë nga ngjarje të tilla. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com