ASMS dhe FHKL dhuruan libra për bibliotekën e qytetit

0

Shoqata ASMS e cila vepron në shtetin Zviceran sot në një takim me Bajram Fejzullahun kryeshef i veprimtarive shoqërore dhe çështjeve publike pranë komunës së Bujanocit në bashkëpunim me kryetarin e Fondit humanitar të Kosovës Lindore kanë shpërnda një fond librash në komunën e Bujanocit.

Librat 1

Librat do të vendosen në bibliotekën qëndrore e cila gjendet në objektin e shtëpisë së kulturës në qytetin e Bujanocit e më pas do të shpërndahen nëpër bibliotekat e fshatrave të komunës së Bujanocit. Kjo është hera e parë që dhurohen kësi lloj ndihma me libra,tha kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore Xhelal Memeti. Ndërkaq anëtari i shoqatës ASMS që vepronë në Zvicërr,Qemal Xhemaili thekson se kjo shoqatë dhuron ndihma të ndryshme por kësaj rradhe ka vendosur që për Luginën e Preshevës të dhuroj afër 1150 libra me tema të ndryshme. LibratMe këtë rast Bajram Fejzullahu kryeshef për veprimtari shoqërore dhe qështje publike pranë komunës së Bujanocit shprehet falënderues, pasi sipas Fejzullahut bibliotekës tonë i kanë munguar librat dhe tani me këtë fond është më e pasur, si biblioteka qëndrore e qytetit ashtu edhe bibliotekat nëpër fshatrat e komunës së Bujanocit. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me këtë rast i ka dhuruar nga një mirënjohje për ndihmën që kanë bërë duke dhuruar libra. Ky fond librash ishte i pari që kanë bërë shoqata ASMS dhe Fondi Humanitar i Kosovës Lindore dhe sipas tyre nuk do të përfundoj me këtë lloj ndihme, pasi që dihet se Fondi Humanitar i Kosovës Lindore ndihmon me ndërtimin e 100 shtëpive të Luginës së Preshevës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com