Asllani: “Vera kulturorë 2015” fillon më 22 korrik

0

Manifestimi traditicoinal “Vera Kulturore 2015” që organizohet nën patronatin e Shtëpis së Kulturës në Bujanoc do të mbahet edhe ktë verë, edhe pse pak me vonesë nga vitet e kaluara, prap se prap qytetarët e komunës së Bujanocit mund të presin një agjend të pasur me organizime të ndryshme, dhe orët e mbrëmjes ti kalojnë me aktivitete kulturore të cilat çdo vit organizohen nga Shtëpia e kulturës në Bujanoc me mbështetje finansiare nga pushtetit lokal.

KultureBujanoc1

Sipas Arsim Asllanit drejtor në ktë institucion kulturorë, manifestimi vera kulturore 2015 fillon nga data 22 korrik, hapjen e të cilit do ta bëjnë fëmijët e cerdhes “Gëzimi Ynë” me programin e përgaditur nga edukatoret e tyre, ndërsa ndryshe nga vitet e kaluara thot Asllani ktë vitë do të përfshihet edhe festivali i filmit “Presheva Film Fest” të cilin e kemi bërë në bashkpunim me organizatorin Kastriot Saqipi. Asllai mëtej shtoi se pas festivalit të filmit, vera kulturore vazhdon me aktivitetet tjera si këngë e valle nga shoqërit kulturo artistike si dhe kemi paraparë që këtë agjend ta begatojmë edhe me një Stand-Up komedi. Fetivali “Vera kulturore 2015” po realizohet për herë të 22-të me radh, sheshi i qytetit për gati një muaj rresht edhe këtë vit do të vërshohet nga shoqëri të ndryshme kulturoro artistike, dhe kjo pritet të jetë një verë shumë argëtuese edhe për bashkatdhetarët tanë, thotë Asllani./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com