Asllani: Festivali “Vera kulturore 2015” fillon të dielën

0

Edhe pse është paralajmëruar që më 22 korrik me fillim nga ora 20 të hapet zyrtarisht festivali tradicional “Vera kulturore 2015” ku hapjen e të cilit e bëjnë çdo vitë të vegjëlit e entit parashkollorë “Gëzimi ynë” në Bujanoc me programin e tyre të përgaditur, kjo gjë nuk ndodhi mbrëm apo në hapjen e këtij viti.

KultureBujanoc1

Si arsye apo penges e realizimit të hapjes së festivalit ishin temperaturat e larta të cilat rrezikojnë fëmijët në performimin e tyre në qendër, para shtëpisë së kulturës, kanë thënë nga enti parashkollorë “Gëzimi Ynë”. Arsim Asllani drejtor në shtëpinë e kulturës në Bujanoc tha se, pasi që kemi të bëjmë me një gjenerat të moshës së vogël ne e respektuam qëndrimin e tyre kurse hapja e manifestimit Vera kulturore do të bëhet të dielen më 26 korrik me edicionin e parë të festivalit të filmit Presheva “Film Fest”. Asllai mëtej shtoi se, pas festivalit të filmit, vera kulturore vazhdon me aktivitetet tjera. Fetivali “Vera kulturore 2015” po realizohet për herë të 22-të me radh. Sheshi i qytetit për gati një muaj rresht edhe këtë vit do të vërshohet nga shoqëri të ndryshme kulturoro artistike, dhe kjo pritet të jetë një verë shumë argëtuese edhe për bashkatdhetarët tanë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com