Ashpërsohet gjuha, NATO akuzon Rusinë për agresivitet

0

Komandanti i lartë i NATO-s, Adrian Bradshaw, në një konferencë për media në Londër ku flitej për hapat e ardhshëm të njësiteve detare të Aleancës, ka akuzuar Rusinë për pamaturi, madje edhe për agresivitet për metodat që ky shtet po përdor për të marrë informata nga bazat detare të NATO-s rreth kufijve rus, raporton Sputnik.

nato

Gjenerali Bradshaw, i cili aktualisht shërben si zëvendëskomandant suprem në Evropë, ka tërhequr vëmendjen se ky aktivitet i shtetit rus po kryhet në Balikt, Atlantik, Mesdhe dhe në Detin e Zi, përmes metodave që ai i konsideron si të pamatura dhe agresive, transmeton Indeksonline.

Se çfarë Bradshaw provon të thotë me mbledhjen e informatave përmes metodave “agresive” nuk është bërë e çartë, por autoritetet e NATO-s në mënyrë konstante kanë hudhur akuza mbi prvokimet ruse me fluturaket e tyre përskaj bazave të NATO-s në Baltik.

Ndërkaq, Ministria e Brendshme e Rusisë e ka ripërsëritur disa herë se rritja e aktivitetit ushtarak të NATO-s përgjatë kufijve rus, qartazi ka bërë që Rusia të projektohet si “armik imagjinar” në sytë e Aleancës. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com