Asgjë nuk mund ti ndal kosovarët (Foto)

0

Stacioni i autobusave “Nis ekspres” në Bujanoc vazhdon të jetë epiqendra e cila në orët e mbrëmjes tubon kosovarët që arrijnë nga të gjitha anët, për të vazhduar rrugën drejt Suboticës.

ikja 1

Dy autobusët e agjensis “Nish ekspre” të linjës direkte Bujanoc-Suboticë, nuk mbahet mend të kenë patur ndonjëherë më shumë udhëtarë të cilët udhëtojnë në një relaicion të tillë. “A ka ndokush pa biletë” (ima li jos neko bez karte) kështu thërriste shitësi i bletave i cili kishte dalë jasht sportelit të tij, gjegjësisht në parkingun e autobusave për ti pyetur kosovarët të cilët prisnin autobusin për tu nisur në drejtim të Suboticës. Sa të sjellshëm janë bërë këta shitësit e biletave të nacionalitetit serb, sa që edhe jasht sportelit dalin për ti shërbyer kosovarëve! ikja 2Portali BujanociNet edhe gjatë mbrëmjes të së dielës ka vizituar stacionin e autobusave “Nis ekspres” në Bujanoc, një mjerim i vërtetë, asgjë nuk mund ti ndalojë shqiptarët e Kosovës, ata arrijnë nga të gjitha anët, Dheu i Bardhë, Merdare, Han i Elezit, duke mos anashkaluar as rrugët e malit të cilat kanë vetëm një drejtim, Bujanocin dhe më pas Suboticën. Edhe drejtuesit e autobusit kurrë nuk kanë qenë më të sjellshëm me Kosovartë, ata i prisnin edhe kur policia lokale i merrte në pyetje rreth lejeve të qarkullimit dhe dokumentit hyrje-dalje, autobusi ishte në gjendje ta prish orarin e nisjes vetëm që ti marrë udhëtarët. ikja 3BujanociNet, gjatë një bisede me ngasësin e autobusit, ka mësuar se, “Nish ekspres” ka marrë të gjitha masat që secili nga udhëtarët që ka biletë udhëtimi të shkojë në destinacionin e caktuar, pamvarësisht nëse edhe duhet ti presin kontrollat që ua bëjnë policia të cilët ishin të pranishëm në stacion. ikja 4Paisja me dokumente hyrje-dalje edhe më tej mbetet një mister, ngase policia e Kosovës në vendkalimet kufitare ka marrrë të gjitha msasat për parandalimin e migrimit, por nga ana tjetër pothuajse të gjith të rinjët që vijnë në stacion janë të pasiur me një dokument të tillë, i cili ua mundëson udhëtimin legal nëpër Sërbi. rrugaNë stacion mund të dëgjohen tregime rrënqethëse, se si persona të caktuar ua kanë marrë të gjitha paratë dhe ata kanë ngelur me nga 10 euro në xhep, duke i ngelur vetëm një mundësi, ajo e kthimit në shtëpi sepse nga Bujanoci me 10 euro mund të shkosh vetëm deri në Prishtinë, ngase një biletë për në Subotisë kushtonë rreth 30 euro, pa llogaritur harxhimet tjera të rrugës, sepse distanca mes Bujanocit dhe Suboticës është jo më pakë se 541.43km, rreth 9 orë rrugë me autobus./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com