Asfaltohet rruga që shpien drejt Sh.f “Naim Frashëri” nxënësit të gëzuar

0

Ka filuar sot ri konstruimi i rrugës nga xhamia e qytetit të Bujanocit që shpie drejt shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc. Kjo rrugë është mjaftë e frekuentuar nga këmbësorët dhe veturat por që ishte mbushur me gropa, të cilat ishin krijuar në mes të asfaltit dhe kanë vështirësuar qarkullimin e veturave dhe të këmbësorëve veçanarisht nxënësve të shkollës fillore.

nxenessPër 30 ditë ky problem do të jetë i zgjidhur pasi që makinerit e kompanisë kontraktese nga ndërmarrja Direksioni për Ndërtim vetëm se kanë filluar punën intensive që kjo rrugë të asfaltohet sipas afatiti të paraparë tha drejtori i ndërmarjes Direksioni Agim Haliti. Sipas Halitit nga ana e qytetarëve kanë marrë edhe ankesa që po i mirret prona mirëpo për të qenë rruga me standarde të larta dhe të ketë trotuare e një gjerësi 4 metra patjetër se duhet punuar në këtë drejtim. Ata të cilt më së shumti kanë hasur në pengesa janë nxënësit që kanë frekuentuar këtë rrugë çdo ditë e cila ka qenë me baltë herë pas here dhe gropa mirëpo këta të fundit janë mjaft të gëzuar, sepse në të ardhmën këpucët e tyre nuk do të jenë zhytura. Vlera e këtij projketi është mbi 3 milion dinarë dhe finansohet nga buxheti komunal i Bujanocit thot Haliti. Ekzekturo i puneve është kompania Saba Bellça nga Presheva./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com