Asfaltohet rruga që shpien drejt sh.f. “Naim Frashëri” në Bujanoc

0

Asfaltimi i rrugës dhe trotuareve që shpie nga xhamia e qytetit të Bujanocit në drejtim të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc kanë nisut sot.

shkolla 1

Kjo rrugë e cila pritet të përfundojë brenda disa ditëve, më së shumti do ti shërbejë fëmijëve të cilët çdo ditë e frekuentojnë këtë rrugë, u shprehë Agim Haliti drejtor në Drejtoratin për Ndërtim. Haliti gjithashtu potencoi se, punimet në këtë rrugë kanë filluarë para disa ditëve dhe pritet që ditëve në vijim të përfundojë rruga komplet së bashku me trotuaret. Projekti në fjalë ka kushtuar në kontratën e parë 3 milionë e 340 mijë dinarë me TVSH, ndërsa në marrëveshjen e dytë me mjetet rezerv të buxhetit komunal kemi fituar edhe 850 mijë dinarë, thotë Haliti. Ekzekutorë i punimeve në këtë rrugë është kompania “ Saba Bellca” nga Presheva./BujanociNet/

shkolla 2 shkolla 4 shkolla 5

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com