As e Amerikës, Britanisë, e as e Gjermanisë – kjo është pasaporta më e fuqishme në botë

0

Keni sigurim shëndetësor, si dhe shkollim në fakultet, pushim të paguar vjetor si dhe jetëgjatësi më të madhe në Evropë?

Kjo do të thotë se ju jeni me fat të keni një shtetësi suedeze dhe kështu pasaportën më të fuqishme në botë.

Sipas raportit të fundit nga kompania konsulente Nomad Capitalist, përcjell Telegrafi, suedezët kanë dokumentin më të fuqishëm në duart e tyre.

Pasaportat janë renditur në raport mbi bazën e një regjimi pa viza, tatimit ndërkombëtar dhe lirive civile.

Hulumtimet kanë treguar se një person i cili mban një pasaportë suedeze mund të vizitojë 176 vende pa vizë dhe ka mundësi për të punuar jashtë shtetit, pa paguar taksa në Suedi.

Në këtë rangim gjithashtu janë marrë parasysh edhe vlerësimet më të larta në lidhje me lirinë personale, liria e medias dhe shumë të tjera, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nga 199 vende, aq sa janë analizuar në hulumtim, Suedia është në vendin e parë, Mbretëria e Bashkuar është vetëm në vendin e 16-të, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë as në mesin e 30 vendeve.

Nga vendet e rajonit, në pozicion më të mirë renditet Sllovenia e cila është renditur në vendin e 35-të dhe Kroacia në vendin e 49-të. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com