Arsyeja pse qeni lëpinë pronarin e tij
14:57 | 13 Mars 2016

qeni

A keni menduar ndonjëherë pse qeni ka dëshirë t’ju lëpijë? Cila është arsyeja prapa kësaj?

Në fakt, ka shumë arsye. E para është se kjo sjellje e qenit ndaj pronarit të tij tregon se lidhja e tij me të është e fortë, dhe se ai e dashuron pronarin. Një tjetër arsye është se qentë e dashurojnë shijen e lëkurës së njerëzve, dhe nganjëherë për shkak të urisë, kur ai ka nevojë për ushqim, ai do t’ju lëpijë, transmeton Gazeta Express. Arsyeja më e rëndësishme nga të gjitha është se kur qeni e bën këtë veprim, ai tregon se po kënaqet nën shoqërimin tuaj, se po i pëlqen të jetë me ju, dhe lëpirja e fytyrës ose duarve është një mënyrë e shfaqjes së dashurisë ndaj jush, kështu që kur e bënë këtë, mos e shtyni atë. Studime të ndryshme e kanë konfirmuar këtë. Lëpirja është një formë e shfaqjes së dashurisë ndaj pronarit apo anëtarëve të familjes ku ai qen jeton.
Aurela Hoxha