Arsimtari rrah gjysmën e klasës, një e alivanos (Video)

0

Vazhdon të jetë e pranishme dukuria e rrahjes së nxënësve nga arsimtarët. Një javë më parë, Drin Tahiri dhe disa shokë të klasës së tij janë rrahur nga arsimtari i tyre i Edukatës Qytetare në shkollë “Mirali Sejdiu”, në Gërmovë të Vitisë.

arsimtari-rrah-gjysm-euml-n-e-klas-euml-s-nj-euml-e-alivanos-video_hd

Ai ka thënë se nga goditjet e arsimtarit Bejtullah Musliu, i kishte plasur gjaku, kurse shoqja e tij e klasës, Rinesa, ishte alivanosur.

E ëma e tij nuk e ka fajësuar vetëm arsimtarin. Mirëpo, akuzat e nxënësve i ka mohuar arsimtari Musliu, raporton KTV.

Përveç që u kishte bërtitur me zë të lartë, mohon ta ketë prekur me dorë ndonjërin prej nxënësve, përcjell koha.net. I shokuar me ngjarjen, është edhe drejtori i kësaj shkolle, Musa Ramizi.

Ndërkaq, drejtori i arsimit në komunën e Vitisë, Qahil Sinani, i ka thënë KTV-së se ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth kësaj ngjarjeje.

Arsimtari Musliu është marrë në pyetje nga Policia, po ashtu në cilësi të dëshmitarëve, janë marrë në pyetje prindërit e fëmijëve të tjerë.

I dyshuari po ashtu është dëgjuar nga Prokurori i Shtetit dhe me vendim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraqitjes në polici, deri në kompletimin e rastit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com