Arsenali nuk ka interes për Kloppin

0

Arsenali raportohet se nuk është i interesuar që të sigurojë shërbimet e trajnerit të Dortmundit, Jurgen Klopp.

arsenali-nuk-ka-interes-p-euml-r-kloppin_hd

47-vjeçari njoftoi sot gjatë ditës se do të largohet nga klubi gjerman në fund të sezonit aktual.

Kohë më parë ai thuhej se mund të kalonte te “Topçinjtë”, por siç raportonThe Telegraph, londinezët nuk e kanë në plan ta largojnë Arsene Wengerin, që ka edhe dy vjet në kontratë.

Francezi ka zgjatur kontratën me Arsenalin vitin e kaluar pasi fitoi FA Cup, dhe në rast se do të ketë sukses edhe sivjet besohet se kryesia e klubit do ta mbajë atë edhe për më gjatë.

Klopp ka thënë që nuk do të pushojë nga futbolli, duke shtuar interesimin e shumë skuadrave evropiane. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com