Arsenali ishte afër të nënshkruaj me Messin

0

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger e ka zbuluar se ekipi i tij, ishte afër transferimit të Lionel Messit, por ky i fundit nuk preferoi të largohej nga Barcelona.

Arsenali ishte pranë transferimit të Lionel Messis, por në momentet e fundit argjentinasi ka preferuar të qëndroj në Barcelonë. Këtë e ka zbuluar menaxheri i klubit londinez, Arsen Wenger.

Klubi nga Premierliga kishte tentuar ta transferoj Messin në vitin 2003, në kohën kur argjentinasi ishte pjesë e akademisë së Barcelonës.

“Është e vërtetë. Por, Messi nuk deshi të largohej, pasi ishte rehat te Barcelona”, ka deklaruar strategu francez.

Ylli argjentinas së fundit nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Barcelona, dhe kjo ka bërë bujë të madhe.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com