Arsenali eliminon Unitedin për të shkuar në gjysmëfinale

0

Arsenali ka mbajtur gjallë shpresat për ta mbrojtur titullin e FA Cup duke e eliminuar Manchester Unitedin, pas fitores prej 2-1 në Old Trafford.

arsenali-eliminon-unitedin-p-euml-r-t-euml-shkuar-n-euml-gjysm-euml-finale-video_hd

Ishte një gjysmë e parë interesante, në të cilën u shënuan dy gola – nga një për secilën skuadër.

Oxlade-Chamberlain mori një top nga Ozil, kaloi tre lojtarë dhe asistoi te Nacho Monreal, i cili realizoi (26’).

Reagimi i Djajve të Kuq nuk vonoi. Wayne Rooney shënoi me kokë pas një harkimi të Di Marias (29’).

Megjithatë, Topçinjtë e rikthyen avantazhin në fraksionin e dytë. Një gabim të Jones e shfrytëzoi ish-lojtari i United, Danny Welbeck, që shënoi golin e fitores (62’).

Në vazhdim gjërat u përkeqësuan për Djajtë e Kuq, pasi Angel Di Maria u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (77’) duke ia pamundësuar ekipit të tij rikthimin eventual në lojë.

Adnan Januzaj luajti nga minuta e 73-të në këtë takim dhe nuk arriti që t’i ndihmonte skuadrës së tij për rezultat pozitiv. Në minutën e 87-të u ndëshkua me karton të verdhë për simulim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com