Arsenali e mposhti Chelsean, e fiton trofeun e FA Cup (Video)

0

Arsenali e ka fituar trofeun e FA Cup, pasi e mposhti 2:1 në finale Chelsea, e cila u zhvillua në Wembley.

Mos pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, e bëri këtë sezon një ndër më të dobëtin për Arsene Wengerin në stolin e Arsenalin, por trajneri francez mund të mos e konsiderojë të tillë.

Kjo për faktin se “Topçinjtë” e kanë fituat titullin e FA Cup, duke e mposhtur Chelsean në finale me rezultat 2:1.

Alexis Sanchez (4’) dhe Aaron Ramsey (79’) shënuan për Arsenalin, derisa për Chelsean shënoi Diego Costa (76’).

Chelsea luajti me një lojtar më pak, Moses u ndëshkua me të kuq në minutën e 68’.

Granit Xhaka ka bërë paraqitje fantastike në këtë finale, i cili do ta ngritë në qiell trofeun e parë me fanellën e Arsenalit. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com