Arsenal përmbys Kolnin (Video)

0

Arsenal ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Kolnit me rezultat 3:1, të parën në fazën e grupeve të Europa League.

Skuadra e Arsenalit e ka nisur me fitore aventurën e saj në Europa League, duke mposhtur në Emirates skuadrën e Kolnit me rezultat 3:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Cordobas në minutën e 9’.

Në pjesën e dytë Arsenal nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte tre gola me anë të Kolasinac 49’, Sanchez 67’ dhe Bellerin 82’.

Pas kësaj fitoreje Arsenal mban vendin e parë në Grupin H, ndërsa Koln mbetet në vendin e fundit me zero pikë, pas barazimit 1:1 ndërmjet Zvezdas dhe Bate Borisov.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com