Arrihet marrëveshja për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës

0

TanJug

Me iniciativë të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Kryetarit të këshillit kombëtar shqiptar Jonuz Musliu, e cila është pranuar nga ana e kryetarit të KNSH Jonuz Musliu, sot përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe Institutit për tekste shkollore kanë nënshkruar marrëveshje për sigurimin e teksteve mësimore që mungojnë në gjuhën shqipe.

Ministri i arsimit në largim Srgjan Verbiq ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kanë arritur të kryejnë një punë të madhe, për të siguruar tekstet shkollore në gjuhën e pakicave.

Verbiq ka përkujtuar se para disa muajsh është nënshkruar marrëveshja me 7 pakicat nacionale në Serbi, por pakica shqiptare atherë nuk e kishte nënshkruar këtë marrëveshje.

Iniciativë pozitive nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, siç thotë ai, pas kësaj marrëveshje pason pregaditja e të gjitha teksteve mësimore që mungojnë për nxënënësit shqiptar në Luginë të Preshevës.

“Jam i kënaqur që këtë etapë e kemi përfunduar deri në fund të mandatit tim” ka thënë Verbiq, transmeton presheva.com.

Tani na duhet, thotë ai, aksion i përbashkët që të pregaditen tekstet mësimore, të përkthehen të tanishmet apo të shkruhen të ri.

Kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu ka thënë se Luginës së Preshevës me vite i mungojnë tekstet mësimore në gjuhën shqipe.

“Deri në shtator është afat i shkurtë, por shpresoj që disa tekste mësimore të arrijnë të përkthehen” ka thënë Musliu.

Drejtori i Insitutitit Dragoljub Kojçiq ka thënë se marrëveshja është e rëndësishme për ministrinë por edhe përfaqësues të Shqiptarëve.

“Ministria në këtë mënyrë ka përfunduar obligimet ndaj pakicave nacionale: ka thënë Kojcic.

Për printm të teksteve mësimore në gjuhën e pakicave, ministria e arsimit ka siguruar 134 milionë dinarë.

Tekstet mësimore do të sigurohen për boshnjakët, bullgarët, hungarezët, rumunët, rusët, sllovakët dhe kroatët.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com