Arrihet marrëveshja parazgjedhore për KNSH

1

Subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës në përjashtim të PVD-së, sot në orët e vona të mbrëmjes (e martë 07.10.2014) kanë arritur marrëveshjen parazgjedhore për zgjedhjet e KNSH-së që në krye të këtij institucioni të jetë Jonuz Musliu, lider i LPD-së njëherit kryetarë i KK të Bujnaocit, në rast se këto subjekte politike arrijnë ta marrin shumicën e këshilltarëve në zgjedhje.

10578519_10152606675101773_319730252_o

Siq ka mësuar BujanociNet, gjatë kësaj mbledhje është arritur marrëveshja mes LPD-së, PDSH-së dhe RD-së, naga ana tjetër po në të njetin takim ku të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i PD-së Nagip Arifi dhe ai i BDL-së Skender Destani, subjekte këto të cilat gjithashtu kanë arritur një marrveshje mes veti në funksionimin më të suksesshëm të KNSH-së. PDSH, PD, LPD, BDL dhe RD janë dakorduar që nëse në zgjedhjet e 26 tetorit e fitojnë shumicën e këshilltarëve, besimin për udhëheqjen e KNSH-së do t’ia japin liderit të LPD-së Jonuz Musliut./BujanociNet/      

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com