Arrihet marrëveshja! Ky lojtar po transferohet te Interi
15:59 | 13 Qershor 2018

Interi po planifikon që të bëjë disa transferime për sezonin e ri.

Skuadra italiane është rikthyer në Ligën e Kampionëve, andaj do u duhet që të bëjnë disa transferime cilësore.

Interi dëshiron që në afatin e verës ta transferoj anësorin e Bordos, Malcom, përcjell ORAinfo.

Anësori brazilian ka shpërthyer në këtë sezon, andaj shumë skuadra po e duan transferimin e tij.

Interi e di se do ta ketë të vështirë transferimin e tij, mirëpo ajo marrëveshje mund të finalizohet nëse i ofrohet lojtarit një pagë rreth 5 milionë euro në sezon./ORAinfo/

 

Edlira Rukaj