Arrihet marrëveshja e madhe për kripto-valuta

0

Ky konsiderohet si një hap i madh për tregun e kripto-valutave.

Coinbase e cila është këmbimorja më e madhe në tregun e kripto-valutave ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Barclays e cila është një ndër bankat më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Express. Kjo marrëveshje përfaqëson partneritetin e parë ndërmjet dy akterëve të mëdhenj në fushat respektive në Mbretërinë e Bashkuar.

Coinbase është pajisur edhe me licencë për tregtim me para elektronike në këtë vend. Kjo marrëveshje do të ndihmojë klientët e kripto-valutave në Mbretërinë e Bashkuar që me lehtësi ti blejnë, shesin dhe ti përdorin ato.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »