Në Kamenic arrestohet vajza e asamblistit të LDK-së, vodhi 18 mijë euro

0
Policia e Kosovës, mbrëmë ka arrestuar Linda Sadikun nën dyshimin se ka vjedhur 18 mijë euro në një market të madh të Kamenicë.
Linda Sadiku, është arrestuar mbrëmë nën dyshimin se ka vjedhur 18 mijë euro. Kështu ka treguar për Indeksonline një qytetar, derisa Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit e ka konfirmuar rastin.
“Ende është në ndalim policor. Ajo dyshohet për keqpërdor të mjeteve financiare në arkën e marketit ku ka punuar”, kanë thënë zyrtarë të Policisë në rajonin e Gjilanit.
Linda Sadiku me profesion është këngëtare dhe është vajza e asamblistit të LDK-së në Kamenicë, Gani Sadiku. Ndërkaq siç ka treguar burimi, Linda Sadiku vjdhjen prej 18 mijë eruosh e ka kryer në bahskëpunim me nënën e saj./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com