Arrestohet shtetasi serb në Essen të Gjermanisë – dyshohet se po planifikonte sulm terrorist

0

Policia në Essen të Gjermanisë ka arrestuar një serb, nën dyshimin se ka planifikuar një sulm terrorist në Gjermani.

Hetuesit gjermanë e kanë hetuar për një kohë personin e arrestuar. Autoritetet gjermane dyshojnë se personi i arrestuar ishte në kontakt me një rrjet të islamistëve dhe po planifikonte sulme.

Ka dyshime që serbi i arrestuar planifikonte një sulm terrorist me kamion. Ai pretendohet se dëshironte të shtypte me kamion një grup të njerëzve, me qëllim që të kishte më shumë viktima. Një sulm të tillë e ka kryer edhe terroristi i Berlinit, Anis Amri.

Hetuesit gjermanë kishin dyshime se personi i arrestuar mund të kryente sulmin, prandaj e arrestuan teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Oberhausen.

Serbi i arrestuar jeton ilegalisht në Gjermani, prandaj janë ngritur dyshimet se pse autoritetet gjermane nuk e kanë dëbuar atë nga shteti, pasi kanë pasur dyshime se ai mund të jetë i lidhur me rrjete të terroristëve islamikë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com