Arrestohet Shefqet Krasniqi dhe disa të tjerë

0

shefqa(I plotësuar) – “Nuk ka ende asgjë zyrtare, në momentin që do të ketë diçka zyrtare ne do të ju informojmë”, ka thënë Baki Kelani për Indeksonline.

—–

Koha.net mëson nga burime të sigurta, se pos hoxhës Shefqet Krasniqi janë arrestuar edhe disa persona të tjerë. Aksioni është duke vazhduar.

Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.

Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar portalit koha.net se hoxha është arrestuar.

Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të dyshuar për terrorizëm, nga të cilët para pak ditësh disa janë liruar për mbrojtje në liri, me detyrimin që të paraqiten në Polici.
Për ta ka dyshime se kanë marrë pjesë ose po tentonin t’i bashkoheshin grupeve terroriste islamike, si ISIS e Al Nusra, në Siri e Irak.

Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.

Ekstremizmi islamik është cilësuar si një rrezik global. Prandaj vendet demokratike u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i bashkojnë forcat për ta parandaluar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com