Arrestohet serbi që hyri ilegalisht në Kosovë
12:44 | 17 Prill 2019

Në Kamenicë, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi që i njëjti kishte hyrë në mënyrë ilegale kishte hyrë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë një kontrolli që i është bërë veturës së një shtetasi të Kosovës, Policia e ka arrestuar shtetasin serb.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Alesia Bami