Arrestohet serbi, kultivonte kanabis

0

Një serb është arrestuar në Graqanicë nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti po kultivonte bimë kanabis. Gjatë bastisjes i është gjetur edhe një revole e tipit VZOR 50 me 5 fishekë.

Police

“ Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të dyshuarit mashkull K/Serb, gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë se tij janë gjetur dhe konfiskuar 35 bimë të llojit kanabis, ndërsa në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një revole VZOR 50 me pesë fishekë. Të cal 7.65 mm. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com