Arrestohet pronari i kompanisë së rrejshme të fluturimeve, kompani e cila vjodhi qindra Shqiptarë me bileta

0

Pronari i kompanisë së rrejshme të fluturimeve arrestohet dhe dërgohet në paraburgim.

Autoritetet zviceane kanë arrestuar dhe kanë dërguar në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”.

I dyshuari brenda dy muajve sipas gazetës zvicerane “Blick” ka mashtruar shumë kosovarë që jetojnë në Zvicer dhe Gjermani, shkruan Albinfo.ch.

Sipas gazetës “Blick”, Prokuroria ka konfirmuar arrestimin dhe paraburgimin e të dyshuarit duke shtuar se i njëjti ka fituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave falso.

Paratë për të cilët kanë paguar kosovarët dhe Shqiptarët e Luginës në lidhje me biletat e rrejshme do të rikthehen, ka shtuar më tutje prokuroria.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »