Arrestohet një shtetas i Serbisë, posedonte narkotik të rrezikshëm dhe substanca psikotropike
13:12 | 05 Shkurt 2018

Një shtetas i Serbies i nacionalitetit Serbë është arrestuar për posedim të narkotikëve në pikën kufitare Dheu i bardhë-Konçul. Policia e Kosovës njësitet anti drogë që veprojnë në Gjilan pas pranimit të informatës nga njësiti i hetimeve nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”ju ka përgjigjur rastit dhe ka dal në vend ngjarje, ku kemi takuar të dyshuarin serb shtetas i Serbisë i arrestuar nga zyrtarët policor të pikës kufitare, më pas është njoftuar prokurori i shtetit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit ku janë gjetur prova se sasinë narkotike e kishte blerë në Kosovë nga një person i panjohur, më pas i njëjti është sjellur në Gjilan dhe është bërë matja e kësaj sasie të dyshuar narkotike e llojit heroin me peshë të përgjithshme prej 2.64 gram. Me urdhër të prokurorit të shtetit nga PTH të njëjtit ju ka lëshuar urdhri i ndalimit për 48 orë dhe rasti mbetet nën hetime njoftoj Ismet Hashani./Rajoni Press/
Françeska Jaçe