Arrestohet një serb në Beograd për rastin e 13 kg eksplozivë në Prishtinë

0
Arrestohet një serb në Beograd për rastin e 13 kg eksplozivë në Prishtinë

Zheljko Todoroviç, 42 vjeçar është ndaluar në Beograd në kuadër të hetimeve në lidhje me konfiskimin e 13 kg. eksplozivë që dyshohet se kishte për qëllim të hedh në erë Grand Hotelin në Prishtinë, raporton gazeta serbe, Blic, transmeton Indeksonline.

Qytetarin e Beogradit e kanë marrë në pyetje pjesëtarët e Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë, (BIA) dhe të ministrisë së brendshme pasi është zbuluar se informacionin për ardhjen e Slobodan Gavriçit në Kosovë i cili u zu me 13 kg eksploziv në lagjen Arbëria të Prishtinës, e ka ‘shitur’ një narko diler, informatë kjo që i ka shkuar Policisë së Kosovës.

Hetimi për Gavriqin ka quar deri te miku i tij më i mirë, Zheljko Todoroviç.

Ky i fundit, të premtën e fundit paraprakisht e ka telefonuar një diler të Novi Pazarit, dhe më pas edhe vëllain e tij në Rozhajë.

Të dyve iu është thënë se Gavriç shkon në Kosovë me 13 kg eksplozivë.

Raportohet se atyre gjithashtu iu është thënë se qëllimi është hedhja në erë e Grand Hotelit të Prishtinës.

Todoroviç, sipas këtij artikulli, të dy dilerëve gjithashtu iu ka thënë se këtë informacion ia ka konfirmuar një qytetar bullgar, i cili dyshohet se është pjesëtar i shërbimit informativ bullgar. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com